Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve çon “supergjobat” në Kushtetuese

 

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut ka çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e disa neneve të ligjit të ndryshuar të procedurave tatimore si dhe pezullimin e zbatimit të ndryshimeve, deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese.

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut është e para që e çon këtë ligj në Kushtetuese. Dhoma Amerikane e Tregtisë pritet të vendosë në fillim të dhjetorit, nëse do e ankimojnë ligjin, ndërkohë që dhe Dhoma e Tregtisë është në proces konsultimi me juristët, teksa kryetari i saj Nikolin Jaka ka deklaruar më herët se ata pritet që deri në fund të muajit ta çojnë ligjin në Kushtetuese.

Ligji nr. 99/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” hyri në fuqi në 12 nëntor dhe u kundështua ashpër nga bizneset, për shkak të nivelit të lartë të ndëshkimeve të parashikuara në të. Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:

-10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;

-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;

-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;

-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;

-ndalimi I shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime

– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore

-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë

 

SHKARKO APP