Shoqëri shthurja nga politikë shthurja

Nga Agim Jazaj/Shoqëria shqiptare është tronditur rëndë me themel e çati këto ditë, deri në gjendje shoku përballë monstruoziteteve dhe perversiteteve, të cilat kanë pjekur në pikat Kujëvënëse… Shikues e dëgjuesit në gjendje shoku, me haberin minimal, shohin hatanë e sotme dhe dallojnë Kujën e nesërme! Ku po shkon kjo shoqëri me këtë shthurje marramendëse?!
Nuk është vetëm densitetit, por edhe monstruoziteti i tyre. Rastet janë shokuese, tronditëse, madje kanë qenë dhe duhet të jenë jashtë llojit të racës shqiptare dhe fatkeqësisht të quajtur brenda llojit. Një i çmendur në rrugë dhe në jetë, ther dhe ha një të mitur.
65 -vjeçari vret të dashurën 29 -vjeçare dhe veten. Një 45- vjeçar provokon dhe ngacmon seksualisht një fëmijë 7- vjeçare! Një baba akuzohet dhe ndalohet se ka përdhunuar binanë e vet. Nga ana tjetër e këtij krimi- turpi më përves në botë, ngrihet prej tij, “kurthi i ngritur nga gruaja, në bashkëpunim me njeriun që ka lidhje në fshat”!… Mediat sapo mbarojnë haberin e parë të lajmit monstruoz, kobzi, vjen taze haberi më kobndjellës se sa ai që u komunikua.
Dy të rinj në Korçë u mbytën në gropën e hapur nga një firmë, e cila kishte marrë baltën dhe la të hapur gropën, liqenin, ku u mbytën këta dy te rinj. Po firma këtë mision ka për të hapur gropën, për t’na bërë gropën? Po shteti që lejon hapjen e gropës nuk e ka detyrim mbylljen e saj?!
Njerëzit ndodhen të provokuar, të përçudnuar e kërcënuar qysh në rrugë, kur të pret rrugën i marri, nga qentë me katër, po dhe nga ata me dy këmbë, të shthurur dhe shtuar deri në “tufëza pa shenjtë”, nga psikikët në rrugë me shat, apo me llastik në dorë që dhunojnë të drejtën, u pritet rruga qytetarëve, pushtojnë hapësirat publike dhe i përmbytin me ujin dhe ligësinë! Të pa ngrënë e të pa nxënë, të pa siguruar e të tmerruar, në panik e frikë, në krizën e sotme dhe pa shpresë për të nesërmen, doemos ka edhe këtë faturë të krizës psikologjike dhe psikike në shoqërinë shqiptare përgjatë këtij çerek shekulli. Shthurja e shoqërisë në përgjithësi dhe në veçanti e njerëzve më formim të dobët, ka 10 -fishuar numrin e të sëmurëve mendor, shpalosen shifra tronditëse nga goja e zyrtarëve të fushës edhe në Vlorë!
Përballë këtyre hatave, me turravrapin e pa shoq, shumë njerëz, miq e shok, lexues janë vënë në siklet dhe gjenden në tmerrin e pa fund dhe të turpëruar edhe në syt e botës. Politikëbërësit dhe shtetdrejtuesit, e pakta duhet të kishin ndërprerë pushimet dhe të kishin dalë në mediat, qoftë dhe me atë zellin e madh për zbulimin e një fushë kanabiste! “Nuk kapërcejmë dot pikat kufitare”-, më thoshte një mik. Sikur në shohin në sy dhe na numërojnë në sy yneret e këtyre ditëve”. Po një pjesë tjetër thonë jo pa dhimbje: Këto monstruozitete edhe media me vendimmarrjen e tyre, të mos i publikojë me këtë zell, sepse në vend të sensibilitetit, kanë edhe efektin kundër, duke terrorizuar psikologjikisht njerëzit, por edhe duke i nxitur të marrët!
Marrëzia e të marrëve ka këputur frerët në gjithë qelizat e jetës shqiptare, ka prekur majat! Vet shoqëria, individi është përgjegjëse për këtë shthurje, në panik e konflikt, pa mos përjashtuar përgjegjësinë sipërore të politikave shthurëse, të cilat edhe kur i denoncojnë qytetarët, bëjnë sehir, madje zyrtarët dhe shtetarët bashkëpunojnë me shkelësit e ligjit, duke e shthurur, degjeneruar dhe kriminalizuar shoqërinë shqiptare, produkt i të cilit janë edhe këta, të përzgjedhur si të ishin majaja e kësaj shoqërie, por rezultojnë të jenë krundet e shoqërisë.
Një shoqëri që nuk njeh, nuk zbaton normat më elementare, në komunikim, në rrugë, banesë, në shkollë, në institucione dhe një politikë bërje shtetërore që nuk edukon, por shthur me shembullin që shpalos, ç’mund të presësh? Ja produkti
Përgjegjësia individuale, shoqërore dhe institucionale, si dhe veprimet, aksionet individuale, shoqërore dhe institucionale, janë mundësia realë për të ndalur këtë hata-greminë, për të nisur startimin e vonuar gjenerata e “Rilindjes” së aspiruar!

SHKARKO APP