Shoqja e 18-vjeçares së zhdukur: Hakmarrje ndaj prindërve për ndarjen

"Oriadën e njohim si vajzë të qetë, të sjellshme dhe mjaft të lidhur me familjen e saj". Kështu ka rrëfyer fqinja dhe shoqja e Orialda Kajtazit, adoleshentes së zhdukur në rrethana misterioze nga Durrësi, me motrën e saj, prej 3 javësh.

Në një intervistë për "Panorama", vajza me iniciale M.E. ka treguar se është habitur nga veprimi i shoqes së saj, pasi njihej si një nxënëse shumë e mirë në gjimnazin "Leonik Tomeo".

Mirëpo, shoqja e saj ka zbuluar se gjatë dy viteve të fundit, ajo qëndronte disi e veçuar nga pjesa tjetër e grupit. "Pasi u nda nga i fejuari, Orialda ndryshoi sjellje. Ajo u shkëput nga shoqëria e klasës dhe e lagjes, duke krijuar njohje të reja", tregon bashkëmoshatarja e saj. Nëna e dy motrave, Anila ka dëshmuar se vajza e saj ishte ndarë para dy vitesh nga i fejuari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orialda 18 vjeç dhe K.K., 14 vjeç u larguan në mënyrë misterioze nga qyteti i Durrësit, pasi helmuan me bar miu prindërit e tyre, grabitën rreth 500 mijë lekë dhe dogjën banesën. Policia nuk ka mundur t'i kthejë ende pranë familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?