Shpella e Pëllumbasit dhe Kanionet e Erzenit, aventurat e kësaj fundjave (FOTO)
Një fundjavë plot me aventura i prek këtë fundjavë qytetarët e Tiranës. Bashkia e Tiranës ofron për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe eksplorimit të vendeve të reja një tur fantastik drejt Shpellës së Pëllumbasit dhe Kanioneve të Erzenit, ndërsa janë rezervuar edhe mjaft surpriza.
“Keni shpirtin e aventurës? ?Ejani dhe bashkohuni me ne për hiking te #ShpellaePëllumbasit ? dhe #KanioneteErzenit. ⛰1 ditë, 2 super destinacione, në datë 22 Tetor. Nisja në orën 07:00, te “Pallati i Kongreseve”, shkruan Veliaj në Facebook.
Në orën 07:00 të së dielës do të bëhet nisja nga Pallati i Kongreseve, ndërsa në orën 08:20 në Fshatin Pëllumbas do ndalohet për të shijuar natyrën e bukur, ndërsa kushdo që nuk ka ngrënë për shkak të nxitimit, mund të shijojë një kafe, gotë qumësht dhe mëngjes tradicional. Në orën 09:00 do të bëhet nisja drejt Shpellës së Pëllumbasit nëpër shtigje të mahnitshme dhe me pamje fantastike.