Shpella e vetme në Ballkan ku njerëzit kanë jetuar 70 mijë vjet

Shpella “Devetashka” që është e gjatë 2 kilometra dhe ka një sallë të madhe në hyrje, është e lartë 60 metra, ndërsa vende vende arrin në 100 metra lartësia dhe ka 7 vrima të mëdha, nëpër të cilat depërton drita, ndaj këto vrima janë quajtur “sytë e shpellës”…

***

Shpella “Devetashka: në Bullgari  në muret e saj fsheh historinë 70 mijë vjeçare. Më 1996 është shpallur Monument kulture. Në të janë gjetur shumë gjësende që mbështesin teorinë që kjo shpellë ka qënë e banuar nga paleolitikët.

Nja 200 metra nga hyrja, kjo shpellë ndahet.  Në anën e majtë rrjedh lumi, që formon liqej të vegjël dhe katarakte-ujëvarra, ndërsa në anën e djathtë janë formuar disa komora.

Shpellën e stolisin numër tepër i madh i stalaktiteve dhe  stalagmiteve, ndërsa sot në këtë shpellë jetojnë rreth 80 lloje të shpezëve, një numër i madh i anfibijave dhe zvarranikëve, por edhe 35.000 lakuri nate.

SHKARKO APP