Shpenzimet e Ramës do jenë sekret, Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si diktatori Hoxha
Kreu i PD-së Sali Berisha, në një deklaratë për mediat denoncoi kryeministrin Edi Rama për vendimin e firmosur nga ai për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për Berishën ky është një akt që shkel Kushtetutën dhe sipas tij, kreu i qeverisë po vepron si diktatori Enver Hoxha. ”Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij. Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha. Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin dhe Maduron e Venezuelës. Ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite”,-thotë Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

