Shpenzonte 3 mijë dollarë për çokollata, humb 52 kg vetëm me dietë

Nëna e dy fëmijëve që shpenzonte rreth 3 mijë dollarë në vit për të blerë cokollata ka arritur të humbë 52 kg.

Charmaine Brooks ishte e apasionuar pas ëmbëlsirave dhe peshonte 115 kg pasi hante rreth 14 lloje të ndryshme cdo ditë.

Kur vendosi se këto gjëra janë tepër të dëmshme për organizmin e saj, vendosi që të përdorte një dietë të shëndetshme.

“Nuk mund ta besoj sa cokollata arrija të haja. Në fillim ishte e vështirë të hiqja dorë, por jam e lumtur që ia dola. Unë nuk do lejoj që të ma shkatërrojnë përsëri jetën,” – tha ajo për Mirror.

Charmaine tregon se ka qenë gjithmonë tepër e fiksuar pas ëmbëlsirave dhe e kishte të nevojshme që të hante cokollata cdo ditë.

Cdo tre javë, 36-vjecarja humbte nga 6.3 kg, derisa arriti peshën që e  bënte të ndihej mirë.

SHKARKO APP