Shpërblimet e fundvitit, kategoritë e pensionistëve që do të përfitojnë
Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Pjesë e skemës së shpërblimeve nuk do të jenë vetëm 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, por edhe pensionistët. Pavarisht se Ministria e Financave nuk e ka parashikuar në buxhet, në fundvit do të ketë shpërblime për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Burime nga ky dikaster sqaruan për Shqiptarja.com se ashtu si një vit më parë, shpërblimet pritet të jepen edhe këtë vit për pensionistët, ushtarakët, invalidët dhe një sërë kategorish të tjera. Ministria e Financave nuk ka përcaktuar ende skemën e shpërblimeve, por po diskutohen disa varjante, mes të cilave edhe skema e dhënies së 45 mijë lekëvë të rinj për të gjithë pensionistët dhe kategoritë e tjera.
Rreth 80 mijë familje me ndihmë ekonomike do të marrin shpërblimin e fundvitit, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500 – 3000 lekë. Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive sipas saj te të ardhurave buxhetore. Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dytrefish më të lartë.
Kategoritë
Të gjitha familjet me ndihmë ekonomike
Pensionet e invaliditetit
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1994 deri në 30.4.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.5.1995 deri në 30.9.1995, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1995 deri në 31.3.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996 deri në 31.12.1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”.
Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, të caktuara me nenin 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla.
Shpërblimi 1 vit më parë
Një vit më parë pensionistët në të gjithën vendin përfituan 2500 lekë deri në 3000 lekë shpërblim për festat. Konkretisht, sipas skemës, përfituan shpërblim prej 25003000 lekësh rreth 372.932 pensionistë, që merrnin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, si dhe 145.580 pensionistë që merrnin pension fshati. Përfitues të shpërblimit ishin edhe 81 mije kryefamiljarë që përfitojnë nga skema e energjisë elektrike, si dhe 68 mijë nga kategori të veçanta në statusin e personave me aftësi të kufizuara. Përfitues të skemës së shpërblimeve për fundvit ishin edhe 3,595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake dhe 10 600 persona që merrnin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Vlera e shpërblimit për këto kategori ishte 2500 deri në 3 000 lekë