Shpërthen Arian Galdini: Ikin nga politika Santuçot dhe po vijnë Terrasinët

Pedagogu Arian Galdini i cili është njëkohësisht edhe Presidenti i Akademisë për Administrim, Lidership dhe Qeverisje ka vijuar me traditën e krijuar prej tij tashmë në komunikimin e tij publik, duke postuar një tjetër videomesazh në profilin e tij në facebook.

Ish-kryetari dhe themeluesi i LDE-Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, Arian Galdini, shkruan në profilin e tij në facebook se:

“Kam paralajmëruar gati 1 vit më parë se efekti i ligjit të dekriminalizimit do të jetë largimi i Santucove dhe ardhja e Terrasinëve. Kush e ka parë filmin Oktapodi, e di se Santuco ishte krimineli që vriste me dorën e tij. Terrasini ishte avokati i Santucos dhe vrasësve si Santuco.

Këta po bejne pikërisht këtë. Me marrëveshje po largojnë Santucot nga politika, e po sjellin Terrasinët në politikë…. Kur e pyetën Gjykatesin Paolo Borselino 1 javë para se ta vrisnin në një atentat mafioz, se cfarë është MAFIA.

Borselino u përgjigj: Nëse keni 3 kandidatë për Parlament, i pari student ekselent, i dyti anëtar militant partie, i treti është kokëbosh, cili prej tyre mendoni ju se përzgjidhet nga Udhëheqësit e Partive për të kandiduar?

Gazetari i përgjigjet: Natyrisht, të dytin. Anëtarin militant të Partisë. JO. JO. JO. -iu pergjigj Berselino, gazetarit. Gabohesh. Kanë ndryshuar kohët. Tani Udhëheqësit nuk duan me as anëtarin militant të Partisë. Tani Udhehëqësit, duan vetëm kokëboshët. Kandidate do te zgjidhen kokeboshet. Kjo eshte MAFIA. Terrasine dhe kokeboshe do te keni ne Parlamentin e ardhshem…. Gjykoni vetë më mirë për cfare ju pret…. Une po e them te verteten sepse nuk dua te jem bashkefajtor. Pike”,-shkruan Galdini.

SHKARKO APP