“Shpërthen” Idrizi ndaj grekëve: I garantoj se kthimi në truallin tonë është vetëm çështje kohe

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ashpër pas ankesës së ambasadores së Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit në Sheshin “Skënderbej” nga Bashkia e Tiranës.

Idrizi ka sqaruar se ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve është një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë duke e konsideruar edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar.

“Ankimi i bërë nga ambasadorja e Greqisë për vendosjen e gurëve të Filatit nga krahina shqiptare e Çamërisë në sheshin Skënderbej është jo vetëm një ndërhyrje e ulët në punët e brendshme të Shqipërisë, por edhe një fyerje ndaj historisë së kombit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sheshin që mban emrin e heroit tonë kombëtar janë vendosur gurë nga të katërta anët e trungut etnik shqiptar dhe kuptohet që Çamëria është pjesë e pamohueshme e historisë së kombit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpos kësaj, më habit se si gojë Greqia të ankohet, kur dihet që jo vetëm ka gllabëruar trojet etnike shqiptare dhe mohon të drejtat e pakicave etnike por ka ushqyer vazhdimisht pretendime të tjera ndaj territorit shqiptar.

Mjafton të shikohen emrat e qyteteve të Republikës së Shqipërisë të gdhendur në murin e Parlamentit në sheshin Sintagma të Athinës për të kuptuar që oreksi shovenist i Megali Idesë vazhdon të jetë gjallë në politikën greke.

Prandaj i bëj thirrje ambasadores greke, që të heqi dorë nga çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën apo për të shtrëmbëruar historinë e Çamërisë, dhe të pranojë njëherë e mirë që ai truall që është zaptuar dhunshëm nga shteti grek, ka të zotët e vetë, dhe ata janë shqiptarë,” shkruan Idrizi në Facebook.

Ndërkohë në fund Idrizi jep garancinë se dita kur çamët do të kthehen në trojet e tyre është duke u afruar gjithnjë e më tepër.

“Unë e siguroj atë, që kthimi ynë në atë truall, është vetëm çështje kohë. #VeçNjëAtdhe thotë Idrizi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?