Shpërthimet në Fushë-Krujë, prangosen pesë persona
Pesë persona, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me një sërë shpërthimesh në Fushë- Krujë janë arrestuar nga Drejtoria e policisë së Qarkut Durrës gjatë ditës së djeshme. Pas operacionit “Kronometër”, policia njoftoi se janë vënë në pranga shtetasin Astrit Zguri nga Larushka, dënuar më parë për vrasje, si dhe Ylli Zalla, një personazh i arrestuar disa herë për shpërthime të mëparshme, por nuk dihet arsyeja sepse këta persona kanë qenë të lirë të kryenin shpërthimet e radhës, për të cilat edhe janë arrestuar. Gjithashtu u arrestuan edhe Bedri Murati, Fatjon Caca dhe një 17 vjeçar. Policia e Durrësit njoftoi se në ambientet e këtyre personave, u sekuestruan 30 kg lëndë eksplozive e llojit tritol, e ndarë në kallëpe në sasi të ndryshme dhe 2 kg lëndë eksplozive e llojit C4 e ndarë në 2 pako.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1 -Astrit Zguri, 38 vjeç, lindur dhe banues në Larushk,Krujë, dënuar më parë për vrasje.
2 -Ylli Zalla, 38 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zall, Krujë, dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
3 -Bedri Murati, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nojë, Krujë, dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
4 -Fatjon Caca, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nikel, Krujë.
5 -A. Z 17 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Larushk, Krujë.