Shpëtim Idrizi hap letrat 48 orë para zgjedhjeve: Lërini sondazhet, ja sa mandate fiton PDIU
“Kemi pritshmëri të mëdha në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Dibër, po punojmë fort edhe në Shkodër dhe Korçë. Besoj që do marrim 7 deputetë por nuk përjashtohet edhe tetë apo nëntë”,- tha ai.
I pyetur për sondazhet e dala deri më tani që e pozicionojnë PDIU-në edhe pas një force të re si LIBRA e Blushit e krijuar prej pak muajsh, Idrizi nuk e prish terezinë dhe thotë se po përsëritet e njëjta situatë si në 2013-ën, por pas zgjedhjeve PDIU-ja mori 5 deputetë.
“Tani nuk dua të komentoj rastin e LIBRA-s, duhet që skena politike të ketë parti të reja. Sa i përket sondazheve kështu na ndodhi edhe në vitin 2013-të. Prandaj kam dashur që ta heqin fare PDIU-në nga lista, për shkak të këtij abuzimi. Por tani jemi mësuar me këtë gjë”,- shtoi ai.