Shpëtim Idrizi: Idrizi: Mos humbni dinjiteti për ata që duan t’iu blejnë me një thes miell apo para

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka votuar për zgjedhjet parlamentare dhe ka shfrytëzuar këtë moment për të uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.

Idrizi  iu ka bërë thirrje qytetarëve që të “mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës dhe mos intimidohen, mos ta humbin dinjitetin e tyre për ata që duan t’i blejnë me një thes miell, apo me para”.

Mesazhi i kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi, pas votimit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar Fiter Bajramin. Të gjithë atyre që kanë agjeruar, Zoti ua pranoftë dhe le të jetë kjo një ditë dhe një moment i mbarë për të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Sot i gjithë fati i shqiptarëve ndodhet në duart e qytetarëve. Unë i ftoj shqiptarët që të mos votojnë se kush do të marrë karriken e radhës, por të votojnë për të nesërmen e tyre, sepse është dita ku qytetari e ka në dorë fatin e vet.

Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të mos intimidohen, mos ta humbin dinjitetin e tyre për ata që duan t’i blejnë me një thes miell, apo me para.

Dua t’i bëj thirrje të gjithë bizneseve, që me punën e tyre zhvillojnë Shqipërinë, që të mos intimidohen nga ata që deri dje i kanë quajtur kulakë, ndërsa sot i kërkojnë votat masivisht.

I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të kuptojnë se sot është dita e tyre, sot është dita e demokracisë dhe jam i bindur që qytetarët do të votojnë me zemër dhe mendje për një Shqipëri të drejtë e të barabartë, solidare dhe me një ekonomi të zhvilluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?