Shpëtoni nga zbokthi dhe aknet me vetëm një trajtim

Blogerja Farah Dukhai na sugjeron këtë përzieje mrekulli për zhdukjen e zbokthit, parandalimin e rënies së flokut, zbutjen dhe shkëlqimin e tyre si dhe nxitjen për rritjen e flokëve. Kjo përzierje është gjithashtu fantastike për lëkurën dhe rënien në peshë. Blogerja thotë se ka humbur më shumë se 4kg nga kjo përzierje.
Përbërësit:
1 kupë plot me ujë
1 lugë gjelle uthull molle
½ lëng molle – jo nga ai i koncentruari
Kanellë (sa të doni)
Mbushni një filxhan dhe një shishe me spraji me këtë përzierje.
Aplikojeni trajtimin në flokë të paktën njëherë në javë nëse keni shumë zbokth. Pjesën e hedhur tek filxhani mund ta pini nëse doni të humbni kilogramët e tepërt. Konsumojeni me pipëz për të mos dëmtuar dhëmbët.
Si funksionon:
Për flokët
Uthulla e mollës – ka acid acetik që pastron skalpin dhe falë viteve të saj anti-mikrobiale mund të eliminojë bakteret dhe sëmundjet
kërpudhore të lëkurës nga është formuar edhe zbokthi. Në këtë mënyrë flokët tuaj do të jenë më me shumë volum dhe shkëlqim.
Lëngu i mollës – është i pasur me vitaminë A, B dhe C, lëndë ushqyese këto të domosdoshme për rritjen e flokut.
Kanella – përmirëson qarkullimi e gjakut, duke stimuluar kështu rritjen e flokëve.
Për lëkurën dhe rënien në peshë
Uthulla e mollës zhduk aknet dhe pastron fytyrën. Ajo është gjithashtu një shkrirës natyral i dhjamit, prandaj mund të përdoret si “armë” kundër kilogramëve të tepërt.
Kanella – largon erën e keqe dhe forcon sistemin imunitar.
Lëngu i mollës – është i shijshëm dhe i pasur në vitaminë C.

SHKARKO APP