Shpifja nuk është më vepër penale për gazetarët

Komisioni i Ligjeve i dha dritën jeshile përjashtimin e gazetarëve nga ngarkesat penale që lidhen me veprën e shpifjes. Amendamentet e propozuara për disa ndryshime në Kodin Penal morën aprovimin e socialistëve në Komision, duke parashikuar se gazetarët e regjistruar në organizatat mediatike nuk do të jenë më subjekt i këtij neni.

Në tavolinën e Komisionit ishte edhe amendamenti i Jorida Tabakut nga PD-ja. Për të propozimi trajton më mirë çështjen duke iu referuar edhe rekomandimeve që kishte marrë nga Komisioni Europian, por në finale u përball me refuzimin e socialistëve.

Tabaku nuk kishte mbështetjen e kolegëve demokrat të komisionit të cilët vijojnë të zbatojnë urdhrin e marrëdhënies së kushtëzuar me Kuvendin, dhe i vetmi opozitar në sallë ishte Tedi Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?