Shpikja e re për adhuruesit e verës, e mrekullueshme

Për të gjithë adhuruesit e verës, por edhe për ata që preferojnë ta shijojnë atë rrallëherë, kjo shpikje e re do jetë zgjidhja perfekte.

The Guzzle Buddy është një shishe vere, në hapjen e së cilës, aty ku normalisht do gjendej një tapë e drunjtë, në fakt gjendet një gotë. Ky mik i ri i të gjithë adhuruesve të alkolit, ju jep mundësinë që të pini direkt nga shishja, por pa u ndjerë fajtorë, pasi në të vërtetë duket sikur pini në gotë.

Guzzle Buddy arrin vërtet të kthejë çdo shishe vere në gotë vere. Në këtë mënyrë, shmangni dhe rastet kur njëri nga miqtë tuaj kërkon të pijë nga vera juaj e preferuar. Pajisjen që kushton 22 dollarë, mund ta blini për përdorim personal, ose t’ia bëni dhuratë një miku.

SHKARKO APP