“Shpikja me Sofinë” , Tedi Ngjela flet pas ndarjes me Floriana Garon!

 

U përfol për një ndarje të Tedi Ngjelës nga Floriana Garo, e pavarësisht heshtjes së të dyve, shprehja e popullit “Ku ka zë s’është pa gjë” duket se ka vend në këtë histori. Jo më foto bashkë, jo më udhëtime bashkë, as dalje publike pranë njëri-tjetrit, asgjë. Floriana nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë histori, por edhe Tedi është treguar i rezervuar, kur bëhet fjalë për çështje personale.

Nga ana tjetër, mediat e fushës së “Show-Biz” kanë nxituar dhe kanë folur për Sofia Mitre, modelja që për ditë me radhë u “prezantua” nëpër rrjetet sociale si “Vajza që ndau Florianën nga Tedi”. Por ajo është e martuar. Jo me Tedi Ngjelën! Vetë ai ka hedhur poshtë zërat që thonë se, “Tedi po përjeton një histori dashurie me modelen Sofia Mitre”. Kjo e fundit jeton në Greqi, së bashku me bashkëshortin. Në “Facebook”, ajo publikon herë pas herë foto me bashkëshortin, çka hedh poshtë pretendimet e mëparshme. Por, kush është Sofia Mitre? Sigurisht, ajo nuk është një e panjohur për Tedi Ngjelën, i cili më herët ka frekuentuar lokalet e natës me të dhe ish të fejuarën Florianën. Sofia ka ndjekur studimet e larta në një universitet amerikan në kryeqytetin grek. Po ashtu ngjason me Florianan, edhe nga fiziku, por edhe nga angazhimet, pasi merr pjesë në sfilata të ndryshme mode në Greqi.

Tedit i është dukur qesharake “lidhja” që kanë krijuar të tjerët për të. “Sofia është kushërira e kunatit tim. Dhe për më tepër është e martuar”, ka sqaruar ai, duke mos rrëfyer asgjë më tepër për të shkuarën e tij.

Floriana  Garo, në median ku ajo punon aktualisht, u tha se pak kohë më parë i erdhi një tufë me lule nga një anonim dhe se ka nisur një romancë të re, ndërsa Për Tedi Ngjelën nuk ka asgjë të re, përveç një lidhje “të sajuar” që i është bërë dhe që ka mërzitur edhe familjen e tij që ka reaguar ashpër ndaj medieve që  kanë komentuar ndarjen.    

Mbi arsyet e ndarjes dhe raportimet e fundit se Tedi Ngjela kishte tradhtuar Floriana Garon, por pa asnjë bazë, kanë detyruar motrën e tij të reagojë ashpër pak kohë më parë.   

 Statusi i motrës së Tedit në “Facebook” u interpretua si një shpërthim i saj për ish kunatën, Floriana Garo. Përmbajtja e statusit të Erist ishte një gjendje emocionale e momentit, ose e menduar më parë, por ajo që ra në sy ishte fakti që ai status i dedikohej një personi mosmirënjohës dhe jo të moralshëm. “U bëj thirrje “pabukëve”: boll hëngrët m.. lart e poshtë me shpifje! Ju lutem vazhdoni “zanatin” tuaj të vyer, vazhdoni ëndërroni me presh, vazhdoni me burrat dhe baballarët e të tjerëve, por ju lutem, boll hëngrët m.. me shpifje”, ka postuar Ersi në profilin e saj në “Facebook”. Megjithëse më vonë ajo pohoi se statusi nuk ishte për Florianën, fakti që ky reagim erdhi menjëherë pasi u bë publike ndarja e çiftit, nuk lë vend për interpretime të tjera.

SHKARKO APP