Shqipëri-Kosovë luftë kundër krimit, SPAK dhe Prokuroria Speciale bashkohen për hetime të përbashkëta

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokuroria Speciale e Kosovës do të krijojnë ekipe të përbashkëta hetimore për çështje penale.

Marrëveshja për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore u firmos këtë të hënë në Prishtinë gjatë një takimi mes delegacionit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Ekipi i SPAK-ut kryesohej nga Klodjan Braho dhe përbëhej nga ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorja në EUROJUST, Fatjona Memçaj.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Laura Pula si dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palët konfirmuan angazhimin e përbashkët institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në të dyja anët e kufurit, si dhe diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimin dhe efikasitetin në luftën kundër krimit në të dyja vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?