Shqipëri- Serbi, shkëmbimet tregtare në nivele të ulëta

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbinë janë në nivele shumë të ulëta, megjithëse Serbia është në avantazh, me 8 herë më shumë importe drejt tregjeve tona sesa arrijmë ne të dërgojmë atje. Në dizavantazh rezultojmë edhe në thithjen e investimeve të huaja, ku Serbia ofron lehtësi të shumta për investitorët e huaj, duke qenë një ndër më konkurrueset në rajon.

Edhe pse brenda të njejtit rajon, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Serbisë janë në nivele të ulëta.

Të dhënat e Institutit të Satistikave tregojnë se vetëm 3.5 për qind e totalit të volumit tregtar të Shqipërisë zhvillohet me Serbinë.

Statistikat tregojnë gjithashtu se importet serbe drejt tregjeve shqiptare janë 8 herë më të larta se eksportet tona drejt tregjeve serbe.

Marrëdhëniet tregtare Serbi-Shqipëri

Importet nga Serbia               35.0 milionë euro

Eksportet drejt Serbisë           4.7 milionë euro

Raporti import/eksport           8 herë më i lartë

 

 

SHKARKO APP