”Shqipëria Bëhet” në protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Nga protesta para Kryeministrisë, kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se vendi ka nevojë për një bashkim të madh opozitar përtej kryetarëve të partive. Lapaj ka bërë thirrje për një reformim të thellë të sistemit elektoral, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që, sipas tij, i ka falur pushtetin në tavolinë kryeministrit. Në deklaratën e tij, Lapaj u kërkoi të gjitha forcave të spektrit opozitar që të distancohen plotësisht nga Edi Rama dhe nga marrëveshja e fundit e arritur për Kodin Zgjedhor.

”Ne kemi thënë një bashkim i madh opozitar në shesh përtej kryetarëve dhe përtej flamujve të partive. Theksi duhet të vënë te Bashkimi Popullor sepse nevoja është e përbashkët. Jo te liderët. Ne nuk jemi duke bërë një marrëveshje me Sali Berishën.

Ne jemi duke imponuar me sa mundim një bashkim qytetar përballë Edi Ramës, sepse nevoja për të hequr Edi Ramën është imediate. Ne mendojmë që vendi ka nevojë për një bashkim të madh qytetarësh. Askush nuk mund të mbajë peng popullin dhe ata që vërtet e duan ndryshimin duhet të kuptojnë vendin e tyre dhe të bëjnë një hap pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë drejtim, bashkimi popullor duhet të jetë për nevojën që është tashmë. Ne nuk jemi duke folur për fushatë zgjedhore apo për zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi duke folur që këta po e vjedhin vendin sot dhe duhet të ikin sot. Duhet të ikin falë një bashkimi të madh popullor, përtej nevojave apo halleve të kryetarëve të partive. Në këtë drejtim, ju duhet të kuptoni një gjë që është shumë e thjeshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria është në këtë gjendje sot për shkak të marrëveshjes së 2008-ës të ndryshimit të Kushtetutës, që është bërë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Është e nevojshme që Partia Demokratike dhe gjithë opozita të distancohet nga Edi Rama dhe të pozicionohet krah demokratizimit të vendit”, tha Lapaj për ”A2cnn”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?