Shqipëria bëhet “zyrtarisht” protektorat politik

Nga Mentor Kikia/Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë lënë mënjanë cdo etikë diplomatike.

Qëndrimet zyrtare janë zëvendësuar me pjesëmarrje aktive, në veprime të drejtëpërdrejta.

Reforma në Drejtësi më shumë se një sfidë e politikës sonë është bërë një sfidë e tyre.

Madje kur kanë parë se përfundimisht më shumët janë që duan ta pengojnë reformën sesa ata që duan ta realizojnë, ata po marrin rolin edhe të “kryetarëve” të partive, duke vendosur të marrin pjesë tashmë jo vetëm në mbledhjet e komisionit të posacëm, por edhe në mbledhjet e grupeve parlamentare.

Reforma do të bëhet- tha Donald Lu.

Ky është një lajm i mirë.

Por lajmi i keq është se këto ligje që do të bëhen, do ti zbatojnë po shqiptarët.

Ndaj nuk do të ishte keq që protektorati të shtirihej nga politika edhe në institucione

SHKARKO APP