Shqipëria bie në “Doing Business”- Raporti i Bankës Botërore, zbret në vendin e 65-të

Shqipëria ka humbur plot 7 pozicione në renditjen më të fundit të “Doing Business”, që është pa diskutim dokumenti më i rëndësishëm krahasues për ekonomi të ndryshme të botës, në bazë të asaj që i ofrojnë sipërmarrjes.

Raporti i lehtësisë së të bërit biznes publikohet çdo vit nga Banka Botërore, dhe është raporti më i rëndësishëm i institucionit. Në raportin e këtij viti, Shqipëria ka zbritur në vendin e 65-të në renditje, ndërkohë që një vit më parë renditej e 58-ta. Vitin e kaluar, raporti bëri mjaft jehonë për vetë faktin se, Shqipëria fitonte 32 pozicione në renditje dhe nga vetë qeveria u cilësua si një arritje historike.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, vendi ynë vazhdon të lërë pas Bosnje Hercegovinën, por edhe Greqinë, ndërkohë që vendi që na ka kaluar ndjeshëm është Kosova, nga vendi i 60-të i një viti më parë, në të 40-tin sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, Kosova ka lënë pas në renditje edhe Serbinë, duke u bërë një prej ekonomive më tërheqëse në rajon për të bërë biznes. Vendin e parë, të padiskutueshëm vijon ta  mbajë Maqedonia, e renditur e 11-ta në botë, duke humbur vetëm një pozicion në krahasim me vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në total, Banka Botërore analizon 190 ekonomi të ndryshme të botës, në bazë të lehtësisë së të bërit biznes.

Raporti i këtij viti, që shënjon edhe edicionin e 15-të, vendos një fokus të veçantë te tregu i punës. Indeksi përpilohet mbi bazën e 4 nën-indikatorëve; fillimin e një biznesi, ku Shqipëria renditet e 45-ta në botë, lejet e ndërtimit, parë nga këndvështrimi i biznesit, ku Shqipëria renditet e 106-ta në botë, marrjen e elektricitetit, e 157-ta, dhe regjistri i pronës, në vendin e 103-të në botë. Në krahasim me vitin e kaluar, ai i elektricitetit dhe ai i fillimit të një biznesi kanë pësuar një rënie të lehtë.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?