Shqipëria, çfarë muskujsh në rajon
Nga Lorenc Vangjeli*
Sa e ndryshoi miqësia me "çunat" në NATO
Shtatë vjet më parë, në prill 2008, Maqedonia ishte e përkëdhelura e BE-së dhe NATO-s.
Por, në samitin e zgjerimittë NATO-s në Bruksel, ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush pa, por pa mundur të bëjë gjë, largimin e delegacionit maqedon nga samiti pa marrë ftesën që lumturoi shqipërinë dhe Kroacinë.
Me një gjest krenarie, pavarësisht pantallonave të mbushura, maqedonasit u larguan për shkak të vetos greke: Ju nuk ndërroni emrin, ju nuk mund të huni në klubin tonë politiko-ushtarak.
Shtatë vjet më pas kur në Maqedoni kanë rrjedhur shumë ujëra dhe jo në drejtimin e duhur, situata duket e ndryshme.
Pas grekëve që nuk ndryshojnë mendim, janë edhe shqiptarët që përmendim veton.
Sot, kryeministri Edi Rama bëri një paralajmërim të qartë: “Ne duam jo vetëm një Maqedoni të qendrueshme, por dhe një Maqedoni të jetueshme. Pa zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia nuk mund të jetë kurrsesi pjesë e NATO-s”.
Më qartë se kaq nuk mundet.
Bëjeni, se ndryshe keni pasoja.
Shqiptarët tani mund të mbajnë shënim sesa shumë ka ndryshuar pozita e tyre në rajon: për herë të parë, në çështje që i konsiderojnë të drejta, mund të flasin nga pozita e forcës dhe me forcën e të drejtës.
Qoftë dhe kaq, një vështrim mbi ngjarjet e përditshme të Tiranës politike, një gër-mër-vër-vër e bër-bër-dër-dër-et e saj banale, meskine, budallaqe dhe provinciale, mund të dëshmojë se sa ka ndryshuar Shqipëria që nga viti i bekuar 1999.
Atëherë kur duke ndryshuar veten, Perëndimi ndryshoi dhe fatin për shqiptarët.
Ka shumë arsye që duke kujtuar një gjë të tillë, të shtojnë bindjen se shpesh qeverisësit në këtë vend nuk e kanë merituar fatin që afron gjeopolitika në këtë vend të Adriatikut.
“Mutatis Mutandis”, thonë latinët: Ndryshimet e nevojshme janë bërë.
Kthim pas nuk ka.
Askush nuk mund të mendojë të trazojë rajonin në kurriz dhe mbi kurriz të shqiptarëve.
*Javanews.al