Shqipëria dënon sulmin e regjimit iranian ndaj Turqisë, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka dënuar me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian ndaj Turqi, duke theksuar se ky është sulmi i dytë i këtij lloji brenda ditëve të fundit dhe se ngre shqetësime serioze për sigurinë rajonale.

Në një deklaratë në platformën X, Rama e cilësoi këtë veprim si agresiv dhe destabilizues edhe për sigurinë e rajonit, duke nënvizuar lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Turqisë si vende vëllazërore dhe aleate strategjike brenda NATO.

“Përpjekjet e regjimit iranian për të krijuar tensione me fqinjët janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të përshkallëzojnë situatën’‘,-tha Rama. Ai gjithashtu përgëzoi reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.

Turqia është një vend mik dhe një partner strategjik i Shqipërisë dhe një Aleat i çmuar i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tension dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë ta përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Shqipëria vlerëson reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtje të territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?