Shqipëria dhe Himara në krye të turizmit të këtij viti, ndër 16 vende europiane

Shqipëria turistike vazhdon jehonën e saj në faqet On-line” të revistave Evropiane që promovojnë turizmin në botë.

 Këtë herë “Tour Radar” radhit Himarën destinacionin numër një për t’u vizituar këtë verë.

Ndër 16 destinacionet më të preferuara të kësaj reviste lihen mënjanë kryeqendrat evropiane, si  Parisi dhe Londra dhe sugjerohet Shqipëria me bregdetin e saj.

Ky nuk është vlerësimi i parë që bëhet për bukuritë tona natyrore dhe mundësinë që ato të jenë në axhendën e vizitorëve.

Veç bregdetit, një tjetër destinacion shqiptar janë edhe varg-malet ku gjenden disa zona tepër të vizitueshme nga të huajt.

Kryesisht ata dëshirojnë Thethin dhe Valbonën, por edhe vende të tjera si Dardha e Korçës apo Voskopoja.

SHKARKO APP