Shqipëria, e 9-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria ndodhet në vendin e 9-të në botë për çmimin e lartë të naftës. Ndërsa Kosova edhe pse një shtet i ri, ndodhet shumë larg nesh në vendin e 27. Dy vendet të varfra që në fakt paguajmë më shumë se shumica e vendeve të pasura për 1 litër benzinë apo naftë.

Shifrat janë bërë publike i përkasin muajit gusht dhe përfshijnë të gjitha vendet e Europës dhe disa prej vendeve kryesore të botë.

Në renditje para Shqipërisë gjenden vende si Britania e Madhe, Norvegjia, Zvicra, Danimarka dhe Italia, vende të cilat i kanë të ardhurat për frymë disa herë më të mëdha se në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi lënë pas vende si Suedia, Holanda, Franca, Belgjika, Austria etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?