Shqipëria e dyta në Botë për konsumin e qepës

Për shekuj me radhë qepa është një nga më të konsumuar në planet. Sipas BBC, të dhënat e shkuara tregojnë se paraardhësit tanë përdornin lloje të ndryshme të qepëve në pothuajse çdo gatim dhe vakt.

Por cili shtet konsumon më shumë? Sipas të dhënave Libia është e para me 34 kg dhe Shqipëria me 33 kg që plotësojnë listën e dy vende të dashuruara me qepën.

Përveç të qenit e pasur me vitamina C dhe A, qepa përmbajnë krom, e cila rregullon presionin e gjakut, dhe që zvogëlon rrezikun e kancerit.

Sot, qepa është nga perimet, e treta më e konsumueshme në SHBA, menjëherë pas domates dhe patates. Globalisht, janë 84,758,191 ton qepë të prodhuara.

Për të përcaktuar cilat janë 8 vende që prodhojnë më qepë, të dhënat më të fundit të OKB-së tregojnë se:

Pakistani prodhon në vit 1,660,800 ton

Egjipti prodhon në vit 1,903,000 ton

Turqia prodhon në vit 1,904,846 ton

Rusia prodhon në vit 1,984,937 ton

Irani prodhon në vit 2,381,551 ton

Amerika prodhon në vit  3,159,400 ton

India prodhon në vit 19,299,000 ton

Kina prodhon në vit 22,300,000 ton

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP