Shqipëria i përgjigjet terrorizmit me harmoninë fetare, ja ç’ndodhi në “Elbasan Arena”

Në një kohë që i gjithë vendi ishte nën frikën e një sulmi terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael, vendi ynë edhe një herë jep mesazhin e paqes dhe tolerancës fetare.Mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”, krerët më të lartë të besimit fetar në qytetin e Elbasanit, kanë qenë të pranishëm në stadium ku kanë ndjekur sfidën.

Bëhet fjalë për myftiun Agim Duka, famulltarin Emilio Valente, përfaqësuesin e fesë ortodokse, At Stavri Çipi, Dervish Ardit Muçodemi dhe Presidentin e QBNF (Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar) Arben Ramkaj.Lexo.al, ka publikuar foton e përfaqësuesve fetarë të pranishëm në stadium.

Edhe një herë tjetër vendi ynë jep mesazhin e paqes dhe tolerancës ndërfetare, në një kohë që shqetësimi për një sulm terrorist në këtë ndeshje ishte më i pranishëm se kurrë më parë në stadiumet tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?