Shqipëria magjepsëse, përshtypjet e një diplomateje gjermane në Tiranë

Shqipëria është një vend magjepsës, thotë 32 vjeçarja Vera Bauchmann nga Ochsenhausen i Gjermanisë. Ajo është duke shërbyer si diplomate në Ambasaden gjermane në Tiranë.

Diplomatja atje është përgjegjëse për bashkëpunimin e zhvillimit mes dy shteteve Gjermanisë dhe Shqipërisë. Aktualisht Ministria e Mirëqenies Sociale është në kërkim të mësueseve të huaj të kualifikuar për 42 shkolla profesionale në Shqipëri.  Vera është e angazhuar në këtë projekt për të sjell mësues të kualifikuar nga Gjermania. –  “ Ne jemi në kërkim për të angazhuar mësues të kualifikuar vullnetarë, të cilët janë aktiv apo pensionistë, por që kanë dëshirë të provojnë një aventurë një vjeçare në shkollat profesionale në Shqipëri. Detyra e tyre është që përvojën e sistemit të shkollimit profesional gjerman ta sjellin në Shqipëri. Ministria e Mirëqenies Sociale merr përsipër shpenzimet e udhëtimit si dhe një pagë mujore prej 350 eurosh”, ka thënë ajo në një intervistë për “schëaebische.de”.

Më tej, diplomatja gjermane ka treguar përshtypjet e saj për Shqipërinë dhe arsyen se pse ka zgjedhur të shërbej në këtë shtet. – “Shqipëria është një vend magjepsës. Ju e dini se Shqipëria për 40 vite ka pasur një sistem të hekurt komunist të ngjashëm më atë të Koresë së Veriut. Por pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1990 Shqipëria është zhvilluar dhe është hapur para botës. Shqipëria kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian ndërsa verën e kaluar ka marr statusin e kandidatit për në BE. Edhe pse uji dhe energjia nuk janë në nivelin e duhur, mbeturina dhe ujëra të zeza ende ka shpesh nëpër lumenj, korrupsioni ende vazhdon të jetë i pranishëm në gjyqësi, shkolla dhe spitale, vendi është i mrekullueshëm dhe interesant. 300 ditë në vit shndërrit dielli. Unë mund të eci nëpër ujë pa prekur ndonjë rrënjë malorë dhe mund të lahem në ujin e kristalizuar të jugut…”, shprehet ajo.

Ndërkohë Vera Bauchmann ka folur edhe për punën dhe takimet e saj që i bën gjatë një dite punë në Ambasadën gjermane në Tiranë.

SHKARKO APP