Shqipëria në Bordin e Paqes, analisti Iljazaj: Opozita tani të ulet me këmbë në tokë

Analisti Ervis Iljazaj thotë se deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes ishin kundër BE-së dhe tregoi së Shqipëria vijon të mbajë anën e SHBA-së. Nga ana tjetër ai u ndal edhe te opozita, duke thënë që mos të përdorë më narrativet e Trump, por të bëjë politikë të brendshme.

“Mendoj se ka dy çështje diskutimi. E para për Bordin në vetvete, që është një mekanizëm i diskutueshëm. Përveç Rumanisë dhe Hungarisë, nuk mori pjesë asnjë vend i BE-së. është tjetër gjë bordi në vetvete dhe tjetër gjë pjesëmarrja e Shqipërisë. Po të shohësh vendet që marrin pjesë do t’i ndaja në dy kategori, vendet e Lindjes së Mesme, që kanë interes për çështjen e Palestinës dhe pjesa tjetër, politikanë që kanë nevojë për interesin e tyre që t’i atashohen Donald Trumpit.

Është edhe rasti i shqiptarëve, që populli shqiptar ka një histori speciale me SHBA-në dhe vështirë që të refuzonte thirrjen e saj. Është një zgjedhje strategjike që edhe në fjalimin e Ramës, shumë çështje janë kundër BE-së. Është një zgjedhje strategjike për hir të borxhit dhe interesit që kemi ne për mburojën e SHBA-së. Mjafton ajo shenja e telefonatës mes Trump dhe Vjosa Osmanit është shumë domethënëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e qartë që Shqipëria ka nisur një pikë strategjike të detyrueshme në interes të saj për shkak të marrëdhënies që kemi ne dhe Rama e përdor, siç do e përdorte çdo politikan. Konstatimi i dytë, unë mendoj se opozita të ulet me këmbë në tokë, të uli këto narrativet që tani që erdhi Trump, jo Sorosi, të merret me politikën e brendshme dhe të mos merret me Trumpin”, tha Iljazaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?