Shqipëria në Bordin e Paqes, grupi i PD: S’kemi marrë njoftim nga kryetari i Kuvendit për ratifikimin e vendimit

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka njoftuar se nuk ka marrë asnjë lajmërim për zhvillimin e një seance plenare ditën e nesërme. Përmes një njoftimi për mediat, thuhet se sipas rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.

Sipas PD, Kuvendi duhet të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta, në mënyrë që të mos cënohen transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve.

Nesër Parlamenti do të mblidhet për të ratifikuar vendimin e Qeverisë, që Shqipëria të aderojë në Bordin e Paqes për Gazën. PD ende nuk ka një qëndrim të prerë për pozicionin që do të mbajë për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nderuar kolegë! Në përgjigje të interesit të disa prej mediave, për pjesëmarrjen ose jo në një seancë plenare të supozuar pë t’u zhvilluar nesër, ju bëjmë me dije se deri në orën 16.40, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për mbledhje të seancës penare gjatë kësaj jave. Me vendim të njëanshëm të mazhorancës në seancën plenare të datës 19.01.2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit, është përcaktuar që këtë javë nuk ka seancë plenare. Seanca plenare e rradhës është planifikuar për tu zhvilluar në datën 27 Janar.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se sipas pikës 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare.

Transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve i dikton Kuvendit të Shqipërisë, që për secilën çështje, për secilën vendimmarrje, të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, në respekt edhe të përgjegjshmërisë që duhet të tregojë secili deputet gjatë ushtrimit të funksionit të tij kushtetues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?