Shqipëria në krye të sesionit të vjeshtës të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s

Kolonel Luan Sadiku, zëvendëskomandant i Forcës Ajrore,  drejtoi sesionin e 45-të të Komitetit të Avionëve me krahë të Rrotullueshëm (RWA),  në kuadër të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA), zhvilluar në Luksemburg më 13–14 tetor 2025.

Gjatë vitit 2025,   Shqipëria mban kryesimin e Komitetit të RWA,  duke luajtur një rol kyç në koordinimin e politikave dhe praktikave të mirëmbajtjes,  mbështetjes logjistike dhe operacionale të helikopterëve të Forcës Ajrore në kuadër të NATO-s.

Ky angazhim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve ajrore të Aleancës dhe në promovimin e standardeve të përbashkëta për sigurinë dhe efikasitetin operacional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë e cilëson këtë drejtim si një dëshmi të qartë të profesionalizmit,  përkushtimit dhe besueshmërisë së personelit shqiptar në strukturat ndërkombëtare të Aleancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja aktive dhe drejtimi i sesioneve të tilla përforcojnë profilin ndërkombëtar të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë,  duke e pozicionuar vendin si një partner të angazhuar dhe të besueshëm brenda NATO-s.

Kryesimi i Komitetit RWA nga Shqipëria për vitin 2025 është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të rolit të saj në arkitekturën e sigurisë euroatlantike,  si dhe një mundësi për të ndarë ekspertizën dhe për të kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të përbashkëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?