Shqipëria përgatitet për falimentimin e Greqisë

 

Shqipëria ka ndërmarrë masa konkrete për të përgatitur vendin për një falimentim të Greqisë. Lajmi është publikuar në disa media në Holandë dhe Belgjikë për të illustruar që tashmë dyshohët seriozisht nga Shqipëria dhe vendet të tjera e rajonit që Greqia po shkon drejt falimentimit ekonomik.

RTL Nieuws, kanali me i madh televiziv në Hollandë tha që Shqipëria dhe vendet të tjera fqinje tashme kanë humbur shpresat për një fund të mirë për Greqinë. Sipas RTL Nieuws bankat qendrore të Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë, Qipros, Maqedonisë dhe Turqisë, kane urdheruar bankat të hiqin dore nga obligacionet shtetërore dhe kreditë greke. Keto vende janë duke u përgatitur me masa konkrete për një failimentim të mundshëm të Greqisë. Sipas lajmit të publikuar, ne rajon ka një prezence të madhe nga katër bankat greke më të mëdha, që jane  Banka Kombëtare, Alpha Bank, Piraeus dhe Eurobank me gjithsej 2500 degë dhe rreth 40.000 të punësuar.

Gazeta Belge "De Morgen" përveç kesaj i shton që tashmë këto banka po "rrjedhin gjak" nga njërëzit që kane filluar të terhiqin kreditet. Gazeta ka marrë si shembull Greqinë ku nga kriza e rëndë financiare gjithnjë po tërhiqen më shumë paratë nga llogaritë bankare. Nisur nga kjo situate, bankat greke janë të detyruar të tërheqin kredi të emergjences tek banka qendrore e vendit dhe ndaj vendet në Europën Juglindore po përgatiten për një falimentim të mundshëm.

Sipas gazetes Belge "frika tashmë është në rritje në vendet te rajonit sepse situata financiare dramatike mund të perkeqësohet dhe me tej midis qeverise se re të kryeministrit të majtë Aleksis Tsipras dhe BE-së, meqenëse nuk po arrihet shpejt një marrëveshje për reformat ne Greqi."

SHKARKO APP