Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Kemi nisur përgatitjet

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mbajtur një konferencë për median në përfundim të konferencës treditore “Tirana diplo2024”.

“Në kalendarin e aktiviteteve të NATO-s 2027 është vendosur që Samiti do të organizohet në Shqipëri. Vitin e ardhshëm do të jetë në Holandë. Jemi në identifikimin e burimeve njerëzore dhe fondeve. Kjo tregon se Shqipëria është partner dhe aleat i domosdoshëm në organizatën e Aleancës së Veriut”.

“Në 2025 një tjetër aktivitet i rëndësishëm do të zhvillohet, mbledhja e komitetit politik europian. Këtë vit në korrik u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të vitit në Hungari ndërsa në 2025 në Shqipëri. Janë formate që na bëjnë më të përgjegjshëm, dhe rrisin rëndësinë e rajonit nga ne vijmë. Ndërkohë një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku në focus do të jenë shqiptarët e rajonit. Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon”, tha Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?