Shqipëria prezanton “Platformën për informimin e tatimpaguesve” me mbështetjen e BERZH
BERZH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara nënshkruan në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e “Helpdesk-ëvepër tatimpaguesit”.
Platformat e informimit do të vendosen fillimisht nëqytetin e Fierit në jug-përëndim të vendit dhe Krujë nëveri të Shqipërisë. Qëllimi i tyreështë të ofrojnë informacion të qartë dhe të përditësuar për tatimpaguesit veçanërisht për bizneset mikro, tëvogla dhe të mesme, në lidhje me detyrimet tatimore si dheudhëzime si si të aksesohen e përdoren burime të tjera mbështetëse. Materialet informative, të hartuara sipas nevojave të kategorive të ndryshme biznesesh do të ofrohet në një format të lehtë për përdoruesit dhe do të jenëtë disponueshme online. Helpdesk-ët do tëvendosennë qendrat e ADISA-s që ofrojnë shërbime publike të integruara me një ndalesë,dhe pritet të jenëfunksionale në fillim të 2018.
Krijimi i platformave informuese u rekomandua nga Këshilli i Investimeve, një platformëdialogu publik-privat e mbështetur nga BERZH, si një projekt pilot për të adresuar një nga shqetësimet kryesore të bizneseve vendase, konkretisht mungesën e informacionit të duhur të tatimpaguesve mbi legjislacionin dhe detyrimet tatimore.
Drejtori i BERZH në Shqipëri, z. Matteo Colangeli tha: “Përmirësimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore është një element kyç për njëzhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe klimë më të mirë investimesh. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin me institucionet Shqiptare në këtë fushë të rëndësishme dhe mendoj se kjo iniciativë që prezantojmë tani ka ardhur pikërisht në kohën e duhur dhe plotëson fokusin e ripërtërirë të autoriteteve për të luftuar informalitetin. Ne jemi gati tëzgjerojmë aktivitetet tona në mbështetje të një mjedisi më të mirë për biznesin në Shqipëri”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, znj. Vasilika Vjero shtoi: “Shtrirja në një dimension më të gjerë të funksionimit të shërbimit dhe edukimit të tatimpaguesve për të qënë më afër tyre, si dhe zgjerimi i rrugëve të informimit, është në prioritetet e Administratës Tatimore. Asistenca e tatimpaguesve në këtë platoformë informuese është iniciativë për të krijuar lehtësi në kuptimin dhe zbatimin edetyrimeve dhe të drejtave të tyre duke nxitur më tej përmbushjen vullnetare.
Drejtoresha Ekzekutive e ADISA, znj. Anisa Gjika theksoi se: “Kjo iniciativë e përbashkët përfaqëson një përpjekje serioze drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimit në përfitim të qytetarëve dhe bizneseve, si edhe në lehtësimin e qasjes ndaj shërbimeve publike. ADISA mirëpret iniciativa të tilla, pasi vetë thelbi i misionit të saj është përmirësimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimeve publike”.
Prej fillimit të operacioneve të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar mbi 1 miliard euro në vend në rreth 80 projekte. Banka është aktive në të gjithë sektorët e ekonomisë me një fokus tëveçantë në infrastrukturë, energji dhe nëzhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Krahas kësaj Banka ofron asistencë teknike dheështë e angazhuar në dialogun e politikave për një larmi çështjesh përfshirë zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm biznesi. Në shkurt 2014, BERZH dhe qeveria Shqiptare ndërmorrët Iniciativën për Klimëne Investimeve dhe Qeverisjen me qëllim mbështetjen e reformave që përmirësojnë mjedisin e biznesit.