Shqipëria shpreson të tërheq turistët me bunkerët e fshehtë bërthamor

Është koha për një plan konkret për të fituar para: Shqipëria shpreson që të tërheqë turistët me bunkerët bërthamore të ndërtuara në kohën e komunizmit.

Një bunker tjetër 1000-metra katror i cili ishte ndërtuar për qëllim mbrojtës të vendit do të hapet për vizitorët. I vendosur në afërsi të Ministrisë së Brendshme, bunkeri është ndërtuar në fillim të viteve 1980 nga stafi i ministrisë gjatë sulmeve.

Bunkeri sekret i nëndheshëm i ndërtuar për të mbrojtur komandën e ushtrisë Shqipërisë nga sulmet bërthamor do të rihapet këtë verë.

Kush nuk do të shoh një bunker komunist që ishte top-sekret?

Nga frika e pushtimin e armiqve imagjinarë (si vendet e tjera komuniste të konsideruara ideologjikisht të sëmura) regjimi i Shqipërisë kishte rreth 700.000 bunkerë në të gjithë vendin.

Një çerek shekulli pas rënies së komunistëve, shumica janë ende e ato më të mëdha shërbejnë si hambare për dele, bare, restorante, WC publike, fole dashurie për çiftet e fshehta apo edhe si shtëpi.

Mbretëresha e të gjithë atyre – një nëntokësore pesë-katëshe e fshehtë në periferi të Tiranës , që qenë e hapur për publikun dy vite më parë. Ajo ka qenë e mbyllur për shkak të mungesës së financimit. Autoritetet janë duke planifikuar për ta rihapur atë këtë verë.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP