Shqipëria turistike prezantohet në Panairin e Berlinit
Vijon këto ditë prezantimi i Shqipërisë turistike në një ndër panairet më të mëdhenj të fushës së turizmit –ITB- “Berlin 2015″.
Panairi eshte hapur më 4 mars dhe do të vazhdoje deri më datën 8 mars.
Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) këtë vit i janë bashkuar edhe 18 agjenci turistike private për të prezantuar Shqipërinë turistike.
Nga Agjencia Kombëtare e Turizmit njoftohet se ka një interes të lartë nga vizitorë dhe profesionistë të këtij sektori për t’u njohur me ofertat dhe potencialet turistike shqiptare. Stendat ku prezantohet Shqipëria jane per natyrën, bregdetin si dhe trashgiminë tonë kulturore.
Ndërkohë, axhenda e Agjencisë Kombëtare e Turizmit (AKT) përfshin takime të shumta, si dhe kontakte me median ndërkombëtare.