Shqipëria uli me 1.5 mld lekë blerjet nga Gjermania! Përgjysmoi materialet e ndërtimit, rriti importin e makinerive e pajisjeve

Gjatë 8 mujorit të vitit 2017, rezulton se Shqipëria ka rritur me 2 miliard lekë eksportet drejt Gjermanisë dhe me 1.5 miliard lekë importet. Sa i përket importeve, rezulton se Shqipëria ka ulur thuajse në të gjitha grupmallrat sasinë e importit, me përjashtim te makinerive e pjesëve të këmbimit ku ka një rritje prej 2.3 miliard lekësh.

Po ashtu, shënohet një rritje e vogël e importeve të lëkurëve e artikujve të lëkurës ashtu sikurse edhe në grupmallrat “të tjera” ku rritja rezulton me 182 milion lekë.

Në të gjithë grupmallrat e tjerë, rezulton se Shqipëria ka shënuar rënie. Rënia më e ndjeshme është te materialet e ndërtimit ku rezulton se ka thuajse një përgjysmim të importit me 4.7 miliard lekë më pak sesa në 8 mujorin e vitit të kaluar.

SHKËMBIMET ME GJERMANINË

Eksporte

Janar-gusht 2016=5.2 mld lekë /Janar gusht 2017=7.2 mld lekë

Diferenca=Rritje me 2 mld lekë

Importe

Janar-gusht 2016=34.9 mld lekë /Janar gusht 2017=33.4 mld lekë

Diferenca=Rënie me 1.5 mld lekë

Çfarë importuam nga Gjermania?

Ushqim, pije duhan

Janar-gusht 2016= 2.9 mld lekë/Janar gusht 2017=2.7 mld lekë

Diferenca= Rënie me rreth 200 milion lekë

Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike

Janar-gusht 2016= 337 mln lekë/Janar gusht 2017=407 mln lekë

Diferenca= Rënie me 70 mln lekë

Produkte kimike dhe plastike

Janar-gusht 2016= 4.2 mld lekë/Janar gusht 2017=5.1 mld lekë

Diferenca= Rritje me 900 mln lekë

Lëkurë dhe artikuj prej lëkure

Janar-gusht 2016= 3 mln lekë /Janar gusht 2017=7 mln lekë

Diferenca= Rritje me 4 mln lekë

Prodhime druri dhe letre

Janar-gusht 2016= 574 mln lekë /Janar gusht 2017=539 mln lekë

Diferenca= Rënie me 35 mln lekë

Tekstile dhe këpucë

Janar-gusht 2016= 1 mld e 693 mln lekë /Janar gusht 2017=1 mld e 654 mld lekë

Diferenca= Rënie me 39 mln lekë

Materiale ndërtimi dhe metale

Janar-gusht 2016= 9.5 mld lekë/Janar gusht 2017=4.8 mld lekë

Diferenca= Rënie me 4.7 mld lekë

Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi

Janar-gusht 2016= 14.5 mld lekë /Janar gusht 2017=16.8 mld lekë

Diferenca= Rritje me 2.3 mld lekë

Të tjera

Janar-gusht 2016= 1 mld e 27 milion lekë /Janar gusht 2017=1 mld e 209 mln lekë

Diferenca= Rritje me 182 mln lekë

/SCAN

SHKARKO APP