Shqipëria voton, hapen qendrat e votimit. 18 parti në garë
3.4 milion shqiptarë me të drejtë vote, do ju drejtohen qendrave të votimit në të gjithë territorin e Republikës, për të votuar për qeverinë e re. Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit në të gjithë vendin, ku 3 milionë e 452 mijë e 260 shqiptarë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjithë punën përgatitore për ditën e votimit dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.
E gjithë Administrata e KQZ është në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur me urgjencë çdo vështirësie, problematike apo impasi që mund të krijohet.