Shqipëria vs. fqinjët: Konsumi, Investimet, Eksportet

Përkthyer me shkurtime nga artikulli i Eduard Zaloshnjës “Consumption, Investments, Exports, and Unemployment in Albania”, botuar në revistën Follow Business Albania

Konsumi privat në Shqipëri ishe vjet sa 82% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, shqiptarët konsumuan vjet 236 euro në muaj për frymë. Në raport me fqinjët, Shqipëria krahasohet me Maqedoninë.  Ja si renditen fqinjët për sa i përket kosumit mujor për frymë:

Mali i Zi 367 euro;   Serbia 297 euro;   Maqedonia 239 euro;   Shqipëria 236 euro;   Kosova 221 euro.

Burimi: CIA’s World Factbook

Investimet publike e private (marrë së bashku) ishin vjet në Shqipëri sa 26.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, vjet u investuan në Shqipëri 81 euro në muaj për frymë. Në raport me fqinjët, Shqipëria krahasohet me Maqedoninë dhe lë prapa Serbinë dhe Kosovën. Ja si renditen fqinjët për sa i përket investimeve mujore për frymë:

Mali i Zi 88 euro;   Maqedonia 82 euro;   Shqipëria 81 euro;   Serbia 69 euro;   Kosova 65 euro.

Burimi: CIA’s World Factbook

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ishin vjet në Shqipëri sa 36.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, shqiptarët eksportuan vjet 105 euro mallra e shëbime në muaj për frymë. Krahasuar me fqinjët Shqipëria ia kalon vetëm Kosovës. Ja si renditen fqinjët për sa i përket eksporteve mujore për frymë:

Mali i Zi 189 euro;   Maqedonia 177 euro;   Serbia 168 euro;   Shqipëria 105 euro;   Kosova 14 euro.

Burimi: CIA’s World Factbook

Artikulli i plotë në Follow Business Albania:  https://issuu.com/followbusinessalbania/docs/follow_business_-_2

SHKARKO APP