Shqipërisë i ka rënë kanceri cannabis!

“Qentë e drogës në pikat doganore janë të lodhur. Era e canabisit i ka dehur.  Ç’të bëjmë? Vetëm me foto nga lart e shkulje nga poshtë nuk i dilet”…  

Nga Ylli Dylgjeri

Pas goditjet spetakolare të drogës së Lazaratit, metastazat e cannabisit morën dhenë anembanë territorit që quhet Shqipëri. Për herë të parë nuk dëgjuam që mbi këtë tumor Lazaratas nuk ka nevojë për kimioterapi në tere vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e publikura në TV gjatë javes së shkuar janë ngjethëse. Kudo parcela të mbjella në të gjithë territorin e vëndit. Nga Veriu në Jug. Nga malësia e Shkodres, në malësinë e Vlorës, të Tepelenës, e kudo, gjethet jeshile gjallojnë si gjemba të ngrehur, gati për të shpuar hundet e rinisë konsumatore. Lartësia e saj po mbulon policët, e gazetarët investigativë që bëjnë foto e dergojnë lajme nga parcelat e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qentë e drogës në pikat doganore janë të lodhur. Era e canabisit i ka dehur.  Ç’të bëjmë? Vetëm me foto nga lart e shkulje nga poshtë nuk i dilet.

Nuk dua të jap më mënd. As nuk po hedh baltë. Por, propaganda e derisotme më bën të vjell. Kush e ka marrë përsipër, duket se nuk e bën dot.

Kërkohet një zgjidhje tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?