Shqiptarët po mësojnë më shumë gjermanishten se anglishten?!

“Duolingo” (Dy gjuhët), që është një sit që u mëson njerëzve gjuhët e huaj në internet pa ndihmën e një profesori. Ky sajt që ka 120 milionë përdorues në 194 vende të botës, ka prodhuar një hartë ku tregohet se cila është gjuha më popullore që duan të studiojnë njerëzit online.

Mund të duket paradoksale, në një kohë kur të gjithë duan të mësojnë anglishten si gjuhën e parë të huaj, por në Shqipëri është e kundërta. Sipas këtij siti, në Shqipëri njerëzit duan të mësojnë më shumë gjermanishten.

Kjo merr kuptim duke parë valën e njerëzve që janë larguar dhe duan të largohen drejt këtij vendi.

Në vend të parë është anglishtja, si gjuha më popullore për t’u mësuar në 116 vende të botës.

Më pas vjen frëngjishtja me 35 vende, spanjishtja me 32 vende dhe gjermanishtja me 9 vende, mes tyre Shqipëria dhe disa vende të tjera të Ballkanit.

SHKARKO APP