Shqiptarët që jetojnë në Afrikën e Jugut
Disa vite më parë numëroheshin rreth 40 veta me familjet e tyre, mirëpo tani në këtë vit konsiderohet se këto familje janë shtuar, duke ruajtur traditat, gjuhën dhe doket e tyre, me vizita, shoqëri dhe ndeja midis tyre, duke rikujtuar traditën shqiptare dhe Shqipërinë. Ata janë të vendosur kryesisht në Johanesburg, mirëpo disa ka edhe në vende tjera të shpërndarë me punë
Historia e shqiptarëve në Afrikën e Jugut daton që nga periudha midis dy luftërave botërore, mirëpo nuk ka shumë dokumente dhe arkiva që dëshmojnë praninë e tyre, familjet, adresat dhe bizneset e tyre.
Tre tregtar shqiptarë kishin biznese të pasura në Johanesburg dhe Kejptaun të Afrikën e Jugut, dhe ata siç bëhet e ditur ishin kryesisht djem të familjeve të pasura shqiptare të asaj periudhe. Në Afrikën e Jugut, kryesisht në kryeqendrat aty ku bëhet politika, shumë pak dihet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për tokat shqiptare dinë vetëm disa gjeneral të pensionuar afro-jugor, të cilët kishin kryer shkollat ushtarake gjatë periudhës së monizmit në Shqipëri.
Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu ka zbuluar aventurën e shqiptarëve në Afrikën e Jugut. Ai ishte i pari që shkeli tokën afro-jugore, që konsiderohet edhe si ndër skajet e botës. Fevziu vizitoi edhe vendin ku ishte strehuar familja mbretërore shqiptare e Leka Zogut, që nga viti 1981. Siç bën të ditur rrugëtimi i gazetarit nga Tirana, Leka Zogu atëkohë kur kishte shkelur në Johanesburg kishte gjetur vetëm një shqiptar të ardhur nga Turqia, i cili po merrej me tregtimin dhe shitjen e qilimave.
Ndërsa fluksi pak më i gjerë i atyre që mbërritën në Afrikën e Jugut ndodhi pas shembjes së murit të komunizmit në Shqipëri. Disa emigrantë shqiptarë që po ndodheshin në Greqi kishin synuar që të shkelin tokën afrikane dhe ata ja kishin arritur në vitin 1991, kur nga Greqia kishin mbërritur në Johanesburg.
”Me një çantë në dorë dhe me 1.000 dollarë në xhep ishin shqiptarët e parë që populluan Afrikën e Jugut, duke u endur rrugëve të Johanesburgut”, ishte rrëfimi i dy vëllezërve emigrantë nga Korça Artur dhe Hektor. J, të cilët të parët që kishin realizuar ëndrrën e tyre. Dy vëllezërit përshkruanin se ditën e parë ishin future në një lagje të të pasurve në Johanesburg, dhe më pas kishin filluar të ambientohen me jetën e përzier në këtë vend racash të ndryshme. Disa ditë pas tyre kishte mbërritur edhe një shok i tyre, Gazmend Shabani nga Elbasani, i cili po ashtu kishte ardhur nëpërmjet Greqisë, me anije të ndryshme, që po transportonin mallra drejt tokës afrojugore. Shqiptarët e parë dhe të vetmit që po orvateshin për t`u ngritur në këmbë në tokën afrikane, nisën të punojnë nëpër hotelet e kryeqendrës, fillimisht ishin punësuar si menaxher dhe të punësuar në hotele, ndërsa njëri prej tyre po bënte punën e kuzhinierit.
“Ishte e vështirë të përjetosh këto momente me një çantë në dorë në një vend të huaj. Por më vonë u krijua stabiliteti financiar dhe bizneset tona”, ka përshkruar Gazmend Shabani.
Familjet shqiptare po shtohen
Disa vite më parë numëroheshin rreth 40 veta me familjet e tyre, mirëpo tani në këtë vit konsiderohet se këto familje janë shtuar, duke ruajtur traditat, gjuhën dhe doket e tyre, me vizita, shoqëri dhe ndeja midis tyre, duke rikujtuar traditën shqiptare dhe Shqipërinë. Ata janë të vendosur kryesisht në Johanesburg, mirëpo disa ka edhe në vende tjera të shpërndarë me punë. Kanë arritur sot të kenë pronat e tyre, restorantet, hotelet, supermarkete dhe kafene e biznese të tjera. Vëllezërit Artur dhe Hektor.J, kanë hotelin e tyre “Cavalier” në qendër të Johanesburgut dhe se ata konsiderohen tejet të suksesshëm me biznesin e tyre, duke përfshirë edhe kafene dhe disko. Ata theksojnë se janë komunitet me fat në Afrikën e Jugut, sepse i ka ecur mirë biznesi dhe e ardhmja, që sipas tyre, për çdo ditë bëhet më e pasur. Afrika e Jugut është një shtet me shumë komunitete ka edhe shumë evropianë që shikojnë biznesin e tij dhe punën e tij. “Ne e ndjejmë vetën këtu të fortë dhe e shohin jetën me perspektivë. Kemi dëshirë të zgjerohet komuniteti, por t`ia lëmë kohës këtë”, kanë theksuar emigrantët shqiptarë. Në këtë vend, Shqipëria ka një konsull nderi, mirëpo që shumë pak ndihmon komunitetin shqiptar. Jeta e tyre vazhdon dhe megjithatë edhe zëri dhe prania shqiptare është pjesë e etheve dhe atmosferës së futbollit botëror”Afrika e Jugut 2010”, që do të ndiqet nga mëse miliarda njerëz në tërë globin. – INA.