Shqiptarët s’pyesin për puç, ia fusin për pushime në Turqi

Interesi i turistëve nga Shqipëria, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani dhe Rumania ndaj Turqisë, ka vazhduar të rritet pavarsisht tentativës për puç më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i turistëve të ardhur drejt Turqisë nga shumë vende pas tentativës për puç të përjetuar në muajin korrik ka shënuar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ndërsa tek turistët e Ukrainës ka shënuar rritje. Sipas informacioneve që gazetari i AA-­së ka përpiluar, mësohet se numri i turistëve të ardhur në Antalya nga Ukraina në muajin korrik ka qenë 120.382 duke shënuar një rritje me 101 për qind.

Kjo shifër në krahasim me korrikun e vitit të kaluar ishte në nivelin e 59.867 turistë. Rritje për muajin korrik ka shënuar edhe numri i turistëve të ardhur nga Izraeli, Azerbajxhani, Shqipëria dhe Rumania.

Numri i turistëve të ardhur nga Izraeli ka patur një rritje me 86 për qind, numri i turistëve nga Azerbajxhani 40 për qind, numri i turistëve nga Shqipëria 24 për qind dhe numri i turistëve nga Rumania 2 për qind. Ndërsa mësohet se numri i turistëve të ardhur nga vendet e tjera në Antalya ka shënuar rënie.

Ndër të tjera bëhet e ditur se numri i turistëve ukrainas të cilët kanë vizituar qytetin Muğla nga 10.882 për periudhën e vitit të kaluar është rritur në 24.680 duke shënuar një rritje me 126 për qind. Gjithashtu rritje është shënuar edhe në numrin e turistëve ukrainas të ardhur në Antalya për 7 muajt e parë të vitit, të cilët me një rritje prej 88 për qind kanë arritur në 316.644 turistë nga 168.378 që ka qenë vitin e kaluar.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit kanë theksuar se numri i turistëve të ardhur vitin e kaluar nga Ukraina ka qenë rreth 700 mijë dhe se deri në fund të viti 2016 pritet që numri i turistëve ukrainas të arrijë në 1 milion.

SHKARKO APP