Shqiptari kap skedinën pasi vuri bast për fitoren e Trump

Një skedinë e vendosur nga një shqiptar për rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, e ka lumturuar atë pasi ka marrë një shumë të konsiderueshme. Shqiptari në fjalë ka rezultuar fatlum, pasi ka siguruar një shumë vetëm falë intuitës së tij, duke vendosur saktësisht se kush do të ishte fituesi.

Mesa duket, gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kompanive të basteve në Shqipëri.

“BalkanWeb” ka siguruar sot një skedinë fituese të kapur në Tiranë, ku shqiptari fatlum ka vendosur 1 mijë lekë të reja për fitoren e Donald Trump-it dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, fiks 3.500 lekë të reja.

Kompania kishte vënë koefiçentin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillari Klinton, koefiçenti ka qenë 1.15.

SHKARKO APP