Shqiptari që ngacmoi modelen serbe, shmang me gjenialitet ‘incidentin ndërkombëtar’

Modelja serbe Tamara Duric, e cila këto ditë po pushon në Budva, duket se paska shkaktuar “incident ndërkombëtar”.

“Gjatë argëtimit të natës, një shqiptar tentoi t’i vardiset Tamarës. Mirëpo, meshkujt të cilët e shoqëronin modelen, e rrahën shqiptarin paq, sepse guxoi t’i drejtohej asaj. Të nesërmen i ka kërkuar falje Tamarës dhe i ka ofruar jahtin si dhuratë madje, – shkruan gazeta serbe Alo.

“Tamara doli në mbrëmje me miqtë. Ndërsa po kënaqeshin, bukuroshja seksi i kishte tërhequr vëmendjen një shqiptari. Ai filloi të vardiset, mirëpo miqtë e saj e rrahën keq”, tregon një dëshmitar okular për këtë gazetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëpo, sipas këtij burimi, “të nesërmen shqiptari iu është afruar miqve të Tamara’s dhe iu ka kërkuar falje. E më pas i ka ftuar në jahtin e vet, por me kusht që ta sjellin edhe Tamarën. Ajo nuk dinte gjë, dhe kur ka hipur në jaht dhe ka parë shqiptarin, ishte habitur shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari i kishte kërkuar falje dhe i kishte thënë se dëshironte t’i falte jahtin që ajo të pranonte faljen e tij! Tamara e kishte falur, por dhuratën e kishte refuzuar”, kishte treguar ky “burim” dhe kishte thënë se Tamara ishte zemëruar me miqtë e vet, pse e kishin çuar në jahtin e shqiptarit. Për këtë madje kishte ndërruar dhe hotelin që të mos takohej me miqtë”.

A ka diçka të vërtetë në këtë “incident” nuk dihet pasi modelja nuk ishte prononcuar për këtë gjoja incident.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?