Shqiptari tmerron Strasburgun, i vendos flakën vetes tek dera e Parlamentit Europian. Ja çfarë tha para aktit

Një shqiptar ka traumatizuar qytetarët e Strasburgut pasi është spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Europian.

Sipas mediave italiane, ndërhyrja e personelit të vëzhgimit dhe zjarrfikësve në detyrë jashtë hyrjes në institucionin parlamentar evropian ishte e menjëhershme. Përkundër kësaj, burri pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe duar.

Arsyet e aktit të tij nuk dihen për momentin ndërsa episodi ndodhi rreth orës 16:00 të pasdites, ndërsa po zhvillohej një demonstrim i qytetarëve të Guinesë.

Sipas raporteve të mediave lokale, shqiptari, emri i të cilit ende nuk dihet teksa bënte aktin bërtiti “padrejtësi”.

Të parët për të shpëtuar burrin  ishin të njëjtët protestues që u përpoqën të shuanin flakët me një xhaketë.

Menjëherë pas kësaj, mbërritën trupat e sigurimit të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Evropian kur ka një seancë duke i shuar flakët me një aparat zjarri.

SHKARKO APP