Shtabi analfabet i kandidatit të PS-së për Kavajën: Është në badhë të Rilindjes, kundër maskaradhiqeve
Edi Rama, pasi i dha Kavajës një kryetar Bashkie me 9 emra dhe një të dënuar, ndër të tjera edhe për përdhunim të miturash, synon që më 25 qershor t’i çojë këtij qyteti si alternativë të radhës një mik dhe bashkëpunëtor të Elvis Roshit.
Shtabi elektoral i Dorian Muratit ka shpërndarë së fundmi në Facebook një status politik, të denjë për persona që nuk kanë shkuar një ditë, as edhe në shkollën fillore. Është për të qeshur, por njëherësh edhe për të ulëritur, kur mendon sesi Edi Rama tallet me shqiptarët, duke propozuar propozuar alternativa të këtij lloji analfabetësh.
Nga një alternativë kriminale, ai ju imponohet socialistëve të ndershëm të Kavajës dhe gjithë Shqipërisë me injorantë që nuk dinë as shkrim e këndim, shkruan syri.net, por mesa duket janë “profesorë” njësoj si Elvis Roshi vetëm për punë të pista.
Bashkëpunëtorët e kandidatit të Ramës për Bashkinë e Kavajës fjalën “filluar” e shkruajnë “fidhuar”, në “ballë” – “në badhë”, kurse “maskarallëqe” – “maskaradhiqe”.