Shtatë Marsi, kandil për mendjet shqiptare
Shtatë mars është kandili i cili u ndez në errësirën e asaj kohe nga dora madhështore e Pandeli Sotirit për të ndriçuar përjetësisht në mendjet shqiptare. Pasardhësit e mësuesit të parë mbarten amanetin fisnik mbi supe dhe filluan të udhëtojnë nëpër truallin arbëror duke mbjellur dashurinë për librin në mendjet dhe zemrat shqiptare. Mësimdhënësit shqiptarë i kanë çarë barrikadat me shumë sakrifica si gjatë pushtimit osman dhe atij serb edhe ishin në shënjestër nga tytat e pushkëve të tyre, të cilat i shndërruan në dëshmor shumë prej tyre duke filluar nga mësuesi i parë.
Sot falë tyre bota njeh shumë mendje të ndritura që konsiderohen ambasador të racës sonë duke avancuar çështjet e këtij kombi. Me gjithë ndjesinë e qenies sime ju uroj atyre që me përkushtim maksimal e justifikojnë këtë pozitë fisnike të mësimdhënësve.
Ndërsa atyre mësimdhënësve që pranuan ta veshin këtë petkë fisnike që mbart mision hyjnor dhe në emër të saj abuzuan duke mos pasur zellin që e kërkon, duke rrahur qeniet engjëllore pamëshirë si dhe deri tek akti fatal kur mësimdhënësit u martuan me nxënëset e tyre, e në disa raste me ato të shkollës fillore, i vë para mallkimit të mësuesit të parë Pandeli Sotirit.
Letër e dërguar në redaksi nga Ramadan Bozhlani