Shtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro

Në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skuptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kryediplomati Ditmir Bushati shkruan në Facebook se kjo dhuratë u mundësua falë bujarisë së sipërmarrësit Kadri Morina dhe angazhimit të Ambasadores tonë Tatjana Gjonaj, që zë fill me takimet që pata me drejtuesit e Bashkisë së Rio de Janeiro, gjatë vizitës në Brazil në nëntorin e shkuar.

Kardinali Tempesta, duke iu referuar Nënë Terezës si “mëshira e zotit në tokë” e “fruti i popullit shqiptar me gjithë të mirat që i solli njerëzimit”, e quajti mbërritjen e shtatores nga Tirana “një dhurate të jashtëzakonshme që do t’i japë jo vetëm Katedrales, por gjithë Brazilit vlera të reja shpirtërore, duke përforcuar miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”.

Në kuadër të aktiviteteve që do të shoqërojnë në mbarë botën kanonizimin e Nënë Terezës, shtatorja e saj në Rio do të inaugurohet më 10 shtator, duke zënë vendin kryesor të Katedrales Metropolitane.

13912873_1004571182989997_8131196889884108534_n

SHKARKO APP